Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lefter Alla nënshkruan Kartën Evropiane për Barazi të Grave (Foto)

22:02 / March 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Bulqizë organizoi sot ceremoninë e nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në jetën vendore, duke ndërmarrë kështu një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë, me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët, pavarësisht gjinisë. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Lefter Alla, me mbështetjen e projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishin Drejtori i Projektit të USAID/PLGP, përfaqësuese dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore në Bulqizë, si dhe anëtarë të stafit të bashkisë e njësive administrative.

Me nënshkrimin e kësaj Karte për Barazi, Bashkia Bulqizë u bashkohet 1791 bashkive të Evropës (7 prej të cilave në Shqipëri) të cilat ndërmarrin përgjegjësi e veprime në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, në përpjekje për të adresuar sfidat e shumta që nuk lejojnë gratë dhe burrat të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike. Gjithashtu Bashkia Bulqizë tashmë mund të përfitojë nga praktikat më të mira evropiane duke rritur njëkohësisht prezencën e saj në nivel evropian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore.

30 nenet e Kartës Evropiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre. Përgatitja dhe miratimi i një Plani Lokal Veprimi për Barazinë Gjinore do të jetë hapi i radhës në kuadër të këtij angazhimi të sapo ndërmarrë, ndërkohë që zbatimi në vazhdimësi i këtij plani me burime të dedikuara e përgjegjshmëri, do të udhëheqë drejt barazisë gjinore.

88205464 2778656808854459 8767859002420756480 o
88180712 2778655762187897 4097286774752018432 o
89058348 2778657142187759 6429684626159042560 o

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.