Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, së bashku me anëtarë të tjerë të këtij dikasteri janë duke zhvilluar një takim me drejtorët e Policisë së qarqeve, Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër dhe Korçë.
Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ministri Bledi Çuçi ka thënë se duhet një intensifikim i luftës ndaj trafikut të drogës dhe të mos krijohet ideja që legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv.
“Intensifikoni luftën kundër kanabisit, të mos krijohet ideja se legalizimi për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv. Nuk është kështu. Zero tolerancë për këdo që tenton të kultivojë. Duhet bashkëpunim me pushtetin vendor”, ka thënë ministri Çuçi.
Pas këtij takimi, mësohet se Çuçi dhe anëtarë të tjerë të ministrisë do të zhvillojnë një takim të ngjashëm në Fier.