Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Legalizohen pallatet tek ish-Kinostudio, Lame: 980 pallate të legalizuara gjatë viteve të fundit

14:42 / July 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame i shoqëruar nga deputetja, Blerina Gjylameti ishin së bashku për të përfunduar procesin e legalizimit për pallatet e kompleksit përballë korpusit të Kinostudios në Tiranë.

Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 110 apartamente dhe rreth 20 njësi shërbimi, dyqane, të ndërtuara me leje që në vitin 2008, por që e kanë shkelur lejen dhe subjekti ndërtues nuk e ka ndjekur më procesin.

Tashmë banorët janë organizuar vetë për të ndjekur procedurat e legalizimit.

Lame theksoi se “legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi, me rreth 980 pallate të legalizuara përgjatë viteve të fundit, kur ky proces i kaloi Agjencisë së Kadastrës”.

“Statistikisht i bie që, afërsisht 3 në çdo 4 pallate të ndërtuara me leje përgjatë 25 vjetëve të fundit, të regjistrohen jo përmes rrugës normale, por përmes procesit të legalizimit. Arsyet e kësaj janë të shumta, që nga shkelja e lejes nga ndërtuesit, braktisja e ndërtimit, falimentimi i subjekteve ndërtuese, konfliktet e gjithëfarllojshme midis ndërtuesve, pronarëve të trojeve dhe blerësve, abuzimet e Bashkive në dhënien e lejeve të ndërtimit firmave fantazëm, etj”, tha Lame.

Por nga ana tjetër, vuri në dukje Lame, ky proces ka nxjerrë në pah mosfunksionimin e shumë institucioneve që prej viteve 2000, që kanë lejuar që situate të degradojë në këtë stad.

Lame iu ka përsëritur thirrjen banorëve që të bëhen bashkë për të përfunduar legalizimin e pallatit dhe saktësoi se nuk mund të ketë legalizim individual.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.