Armando Broja është padyshim një nga sulmuesti e rinj më të mirë në elitën e futbollit anglez.. Shifrat e tij në Premier League, loja dhe klasi i shfaqur imponojnë respekt, duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e klubeve më të mëdha angleze. Së fundmi ylli kuqezi ka marrë edhe “bekimin” e legjendës angleze, Alan Shearer i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League:
“Më lejoni t’ju them, ky djalë është klinik. Goli i tij kundër Brentfordit e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier League-s që shënon në secilin prej katër ndeshjeve të tij të para si titullar në shtëpi. Si sulmues, gjithçka ka të bëjë me marrjen e rasteve dhe shënimin e golave, kështu që statistikat si kjo më tregojnë se ai mund të lulëzojë në Premier League. Ai gjithashtu shënon lloje të ndryshme golash. Broja është një sulmues i ri me sytë drejt golit dhe ka një të ardhme të ndritur në Premier League”, deklaroi Alan Shearer për BBC Sport.
