Real Madrid ka rikthyer zyrtarisht ish-portierin legjendar Iker Kasijas. Gardiani do të mbajë postin e zëvedës administratorit në Fondacionin Real Madrid. Njoftimin për Kasijas e ka bërë vetë klubi galaktik ku thekson se ish-gardiani përfaqëson vlerat e klubit dhe është më i miri në historinë e tyre sa i përket rolit të tij në fushë.
Kasijas ka përfaqësuar Realin për 25 vite dhe gjatë kësaj kohe ka fituar 19 trofe. Kujtojmë se legjenda spanjolle u detyrua të linte futbollin kur ishte pjesë e Portos teksa gjatë një seance stërvitore pësoi atak kardiak.
Megjithatë, tashmë Kasijas e ka marrë veten dhe më në fund do të përfaqësojë sërish klubin që ka shënjuar të gjithë karrierën e tij.
