Në ndeshjen e sotme që Spezia po luan kundër Cagliarit në Serie A, lojtari shqiptar i ka ndëshkuar këta të fundit me një super gol. Manaj u hiodh në fushë në minutën e ’68 dhe vetëm pas disa minutash arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Sulmuesi shqiptar pasi kontrollon bukur një pasim të fortë nga Viktor Kovalenko brenda zonës, gjuan fort për të tundur rrjetën dhe për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin e dyfishtë. Gjithçka ndodhi pas vetëm 6 minutash lojë që bomberi shqiptar u aktivizua nga trajneri.
Ky ishte goli i katërt në Serinë A me fanellën e Spezias për sulmuesin 25-vjeçar, i cili është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra italiane.
