Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lehtësohen masat kufizuese/ Zgjerohet orari për disa shërbime, lejohen edhe makinat private

15:09 / April 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1586294187 1586174926ramafoto4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga e Hëna e 13 prillit zgjerohet orari për shërbimet ushqimore, farmaceutike dhe bankare. Ato do të qëndrojnë të hapura deri në orën pesë e gjysmë të pasdites. Masa e re është komunikuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në kushtet kur duhet të përballojmë dyzet ditë shumë të rëndësishme, për fitoren e kësaj faze vendimtare të rezistencës sonë të përbashkët, që të blindojmë rezultatet e arritura me sakrificë ditë pas dite dhe të mbajmë të mbyllur çdo shteg rikthimi të armikut, do të zgjerojmë fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare, deri në orën 17.30”, tha Rama.

Vendimi për të lejuar përdorimin e makinave personale nuk është marrë ende. Sipas kreut të qeverisë do të pritet kurba e të infektuarëve deri të Dielën, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të përdorim mjetet e tyre për të shkuar në punë apo për të bërë blerjet e ditës, por rreptësisht të ndaluar që të marrin në makinë pensionistë.

“Do të zgjerojmë brenda javës së ardhshme, nëse kurba e infeksionit do të qëndrojë në trendin aktual, mundësinë e lëvizjes me automjet privat të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik.

Javën e ardhshme do të prezantohet rregullorja që do të ndjekin bizneset e vogla që do t’i rikthehen aktivitetit të tyre. Është njoftuar se duhet të pajisen me masa mbrojtëse, maska, dezinfektues dhe respektimin e distancës mes klientëve.

Tre pikat në të cilat do të zgjerohet paketa ekonomike. E para, pagën e luftës pritet ta përfitojnë:

“Bizneset e vogla që edhe pse nuk u mbyllën gjatë kësaj periudhe, u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre si pasojë e luftës, si për shembull agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre”, u shpreh ai.

Ndihma e dytë do të jetë për punonjësit e bizneseve të mëdha.

“Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës, të cilëve do t’u sigurojmë mjetet e nevojshme financiare të rezistencës për dyzetë ditët vendimtare në vijim, duke mbajtur parasysh se një pjesë e madhe e tyre mund të rikthehen në punë deri në fund të majit dhe se paketa mund të ri-zgjerohet, sipas dinamikës e nevojave të luftës në 10 ditëshin e fundit të muajit maj”, tha Rama.

Kreu i qeverisë njofton se mbështetje financiare do të përfitojë edhe sektori i turizmit dhe fasonerisë. Paralajmërimi për shkelësit e rregullave mbetet i njëjtë. Kush nuk i respekton masat ndëshkimore do të jenë të rënda deri në heqje të lirisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.