Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lehtësohet procedura, ja si mund të hapësh një llogari bankare

13:51 / January 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka e shqiperise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit  të  terrorizmit” duke lehtësuar mundësitë e hapjes së llogarisë edhe nga persona të tretë.

Sipas rregullores ekzistuese hapja e një llogarie bankare, edhe në rastet kur  ajo  do  të  përdoret  për  kryerjen  e  transaksioneve  në  rrugë  elektronike (e-banking account), kryhet vetëm me praninë fizike të klientit”.

Me vendimin e 78 të dhjetorit 2019 Banka e Shqipërisë ka vendosur që ta ndryshojë këtë pjesë të rregullores duke e zëvendësuar me paragrafin “Për zbatimin e vigjilencës së zgjeruar ndaj klientëve, subjektet duhet të kërkojnë praninë fizike të klientëve dhe të përfaqësuesve të tyre, para se të vendosin një marrëdhënie biznesi. ë rastin e përfaqësimit të klientit nga një person i tretë nëpërmjet një  akti  përfaqësimi,  subjektet  verifikojnë  nëse  ky  person  është  i  autorizuar  për  të  përfaqësuar  klientin  dhe  për  të  kryer  veprimet  e  kërkuara,  kërkojnë  të  dhëna  për  identifikimin  e  klientit  dhe  të  përfaqësuesit të tij dhe i verifikojnë këto të dhëna, si dhe mbajnë në dosjen e klientit të gjithë dokumentacionin e paraqitur prej personit të tretë, duke përfshirë dhe origjinalin ose kopjen e noterizuar të aktit të përfaqësimit”.

Në rregulloren e ndryshuar Banka e Shqipërisë ka parashikuar masa mbikëqyrëse dhe ndëshkimore ndaj subjekteve të kësaj rregulloreje, siç përcaktohet në ligjin nr. 9662, datë  18.12.2006,  “Për  bankat  në  Republikën  e  Shqipërisë”,  i  ndryshuar; dhe ligjin nr. 52/2016 “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe  unionet  e  tyre”  dhe  në  aktet  nënligjore  në  zbatim  të  tyre,  të  cilat rregullojnë veprimtarinë e këtyre subjekteve, nëse konstaton se këto subjekte nuk zbatojnë kuadrin ligjor dhe rregullativ në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sipas rregullores, Banka e Shqipërisë, kur e gjykon të arsyeshme, mund të pezullojë një  ose  disa  veprimtari,  apo  të  revokojë  licencën  e  subjektit, në  rastet  kur  kërkohet  nga  autoriteti  përgjegjës,  sipas  ligjit  “Për  parandalimin e pastrimit të parave”./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.