Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Leja e dhënë ndaj vëllezërve Veshaj/ Shpërthen me tone të forta deputetja: “Turp dhe skandal i papranueshëm”

23:48 / May 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate Eralda Tase Bano ka kërkuar që Ministria e Kulturës të mbajë përgjegjësi për lejen që u ka dhënë vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj si dhe Elgit Dodës, që të xhirojnë videoklipin e tyre në muzeun e Korçës.

Ajo shkruan në një status në rrjetet sociale se si besimtare dhe artiste e dënon këtë vepër duke e cilësuar fyerje ndaj kishës dhe qytetarëve që përfaqëson ajo.

“U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për situatën dhe Ministrisë së Kulturës i kërkoj të mbajë përgjegjësi për këtë vepër. Ky është një turp dhe një skandal i papranueshëm!”, shkruan deputetja.

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi për lejen që u ka dhënë artistëve në fjalë që këta të fundit të kryejnë videoklipin në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, para ikonostasit të Rehovës.

Të nderuar qytetarë, si artiste mbështes plotësisht artin dhe të gjitha format e tij, por si besimtare e Krishterë Orthodokse dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dënoj këtë vepër duke e konsideruar fyerje ndaj institucionit të kishës dhe qindra mijra qytetarëve që ky institucion përfaqëson.

Arti duhet të jetë mjet për bashkimin dhe frymëzimin e shoqërisë, por kufijtë e tij nuk mund të tejkalojnë atë që për shumë është themeli i tyre jetësor.

U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për situatën dhe Ministrisë së Kulturës i kërkoj të mbajë përgjegjësi për këtë vepër. Ky është një turp dhe një skandal i papranueshëm!

Avokati Esmerald Xhafa ka paditur ministrinë e kulturës, drejtorin e muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe drejtorin e Muzeut të Fotografisë “Gjon Mili” në lidhje me videoklipin e vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës të titulluar “Picaso” që është xhiruar në muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.

deputetja muzeu i korces vellezerit veshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.