Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lejleku i zi me sjelljen e çuditshme rikthehet në tokën shqiptare

23:48 / May 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lajleku i zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lloj tjetër shpendi i rrallë është parë në tokën shqiptare, pas flamingove rozë. Lejleku i zi i quajtur ndryshe Ciconia nigra, sikurse shumë shpendë të tjerë folezues, vjen në Shqipëri gjatë stinës së pranverës.

Të dhënat për këtë specie janë të pakta, kjo për shkak se është një shpend vetmitar që e shmang kontaktin me njeriun.

Sipas Shoqërisë Shqiptare të Ornitologjisë (AOS) ai preferon pyje të vjetër e me pemë të larta, ku dhe ndërton folenë. Ndërkohë, për t’u ushqyer preferon habitate me ujëra të cekëta si këneta, moçale etj, ku gjuan peshq, amfibë, reptilë të vegjël, insekte, kërminj etj.

Pikërisht kjo mënyrë jetese, larg vëmendjes së njeriut, ka bërë që vrojtimi i kësaj specie të jetë një ngjarje e rrallë.

Megjithatë Lejleku i zi është vrojtuar kryesisht pranë luginave lumore dhe rrjedhave të tjera ujore sikurse në Luginën e Vjosës, Luginën e Drinos, Bunë, Drini i Zi, Përroin e Kardhiqit, Përroin e Bënçës etj. Po kështu, ndër vendet e përhapjes së tij njihen dhe zona si Divjaka, Akërnia, Rezervuari i Thanës, Bulo, Drini i zi etj.

Ekspertët e AOS para tre ditëve panë 3 individë të Lejlekut të zi në zonën e Gjirokastrës, ku dhe në vitet e kaluara ka pasur disa vrojtime të këtij shpendi.

Këto vrojtime dhe të tjera në Kutë, Corush, Qesarat, etj lënë të kuptosh se vendi më i rëndësishëm i përhapjes së tij në Shqipëri mbetet rrjedha e mesme e Vjosës dhe Lugina e Drinit. Për fat të mirë, këta lumenj ende të lirë nga digat e hidrocentraleve, me xhepat ujorë të krijuar gjatë verës ofrojnë një habitat shumë të përshtatshëm për këtë specie.

lejleku rikthehet Shqiptare token
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026

Dy shqiptarë arrestohen në Mykonos/ Akuzohen për vjedhje mallrash në ndërtimin e hoteleve

14:37 / June 16, 2026

Sejko: Ekonomia shqiptare u rrit me 3,8% në 2025, forcim i stabilitetit financiar

13:42 / June 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.