Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Lejoi ndërtim pa leje në Theth”, Rama sulmon prokuroren, kërkon shkarkimin e saj

14:58 / July 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të prokurorisë për një rast të shkeljes së hapësirave publike në zemër të Thethit, duke e cilësuar si një “masakër”.

Rama u shpreh se Inspektoriati dhe Policia kanë konstatuar ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur, por kur çështja u dërgua në prokurori, nuk u mor asnjë veprim për të nisur hetimet.

Rama e përmend pjesërisht se për kë prokurore bëhet fjalë, pra zonja Gjeli, dhe thekson se të papranueshëm vendimin e saj, duke theksuar se ky veprim dëmton rëndë interesat e shtetit dhe shkel pasuritë e përbashkëta të popullit shqiptar.

“Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor  toke të xanun.

Si ka mundësi që pasi Inspektoriati dhe Policia konstatojnë këtë ndërhyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur si Thethi, prokuroria vendos të mos nisë hetimet, dhe as të shpallë në kërkim autorin? Kjo është një papërgjegjshmëri e pastër, që i lë qytetarët të ekspozuar ndaj shkeljeve të rënda të ligjit dhe natyrës.

Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur thëthin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur.“, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ndërhyjnë për të vlerësuar këtë veprim të prokurores. Rama tha se do të kërkojë që çështja të merret në shqyrtim për të vlerësuar nëse prokurorja Gjeli është e denjë për të mbajtur pozitat që i jepen me taksat e qytetarëve, duke nënkuptuar një shkarkim të saj.

“Kam kërkuar që Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të veprojnë ndaj zonjës Gjeli, pasi ajo ka lënë në baltë shtetin dhe qytetarët e republikës. Ka lënë në baltë të gjithë ata që luftojnë për të mbrojtur ligjin dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo është e padenjë për të mbajtur pozitat që ka dhe duhet të merret menjëherë në përgjegjësi”, tha ai.

ndertim prokuroren Rama sulmon Theth
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.