TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

13:25 / May 28, 2022

Lista e kandidatëve për kryesinë, Malltezi: Do doja të ishin dhe 4-5 miq të mirë, që as në ’90…

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Përfundon votimi për 47 emrat që garuan për 20 vende në Kryesinë e PD

13:15 / May 28, 2022

Në fund të karrierës si President Meta bënë “Mjeshtëra të Mëdhenj” të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Teatrit…

13:12 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Lejuan humbjen me goleada, përjashtohen tre klubet shqiptare nga FSHF

14:55 / May 3, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të zyrtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës.

Ky vendim vjen pas hetimit të nisur më datë 27 prill 2022 në lidhje me dyshimet e arsyeshme për paracaktim rezultati në ndeshjet FC Bulqiza- KSSH Veleçiku, Oriku-KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008.

Pas marrjes së informacionit të nevojshëm dhe pyetjen e aktorëve të përfshirë në këto ndeshje, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës gjeti se kishte elementë të paracaktimit të rezultateve sportive, gjë e cila është në kundërshtim me parimet e fair-play-t dhe integritetit të garës.

FSHF i qëndron vullnetit të saj për tolerancë zero ndaj fenomenit të paracaktimi të rezultateve të ndeshjeve. Rezultatet sportive në të gjitha garat kombëtare do të duhet të jenë produkt i paraqitjes në fushë, i faktorëve sportivë dhe në mënyrë kategorike nuk do të duhet të ndodhë dhe nuk do të lejohet ndikimi i faktorëve të jashtëm mbi një ndeshje futbolli.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’i bëjë me dije opinionit publik dhe tifozëve se vazhdon monitorimi për ndërlidhje të mundshme të këtyre rezultateve me individë apo klube të tjera.

Dëshirojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve kompetente për të hetuar në themel këto episode që njollosin imazhin e futbollit shqiptar. 

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Lista e kandidatëve për kryesinë, Malltezi: Do doja të ishin dhe 4-5 miq të mirë, që as në ’90…

13:22 / May 28, 2022

Në fund të karrierës si President Meta bënë “Mjeshtëra të Mëdhenj” të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Teatrit…

13:12 / May 28, 2022

Nxirret pas 12 orësh nga humnera në polici Frroku i aksidentuar gjatë operacionit në Dukagjin.

12:59 / May 28, 2022

‘Nxjerr muskujt’ Rusia, teston në det raketën hipersonike të lundrimit ‘Zircon’.

12:47 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Lista e kandidatëve për kryesinë, Malltezi: Do doja të ishin dhe 4-5 miq të mirë, që as në ’90…

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Në fund të karrierës si President Meta bënë “Mjeshtëra të Mëdhenj” të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Teatrit…

13:12 / May 28, 2022

Nxirret pas 12 orësh nga humnera në polici Frroku i aksidentuar gjatë operacionit në Dukagjin.

12:59 / May 28, 2022
Te fundit

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

13:25 / May 28, 2022

Lista e kandidatëve për kryesinë, Malltezi: Do doja të ishin dhe 4-5 miq të mirë, që as në ’90…

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.