Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lejuan skafistin të largohej, në pranga 5 roje bregdetare

09:07 / May 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante 696x468 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë vënë në pranga 5 roje bregdetare të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për “Shpërdorim Detyre” kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë këta persona gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.

Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Në janar të këtij viti arrit të shpëtoheshin 55 klandestinë, të cilët do trafikoheshin drejt Italisë me skaf.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur më 8 janar të këtij viti, kur 55 emigrantë sirianë mes të cilëve gra dhe fëmijë u kapën nga policia në një gomone në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza arritën që të parandalojnë nisjen e gomones.

Policia e Vlorës ka pasur në përgjim grupin e strukturuar kriminal që do të dërgonte emigrantët në Itali duke i bllokuar në momentin e fundit.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon operacioni për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim të migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë, i zhvilluar 4 muaj më parë.
Në kudër të këtij operacioni janë vënë në pranga, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë̈ Vendore të Policisë̈ Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një̈ pune intensive hetimore disamujore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bënë ndalimin e shtetasve:
B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë.
R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.
B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë.
S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë̈ pranë̈ Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.