Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Leku e mbyll javën në rënie ndaj Euros dhe Dollarit

22:51 / August 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D9634E05 A499 43C2 B51D 77A6727CFB88
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Leku e ka mbyllur javën me rënie në kursin e këmbimit valutor në raport me shumicën e valutave të huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro rifitoi sot pikë pas një rënieje të lehtë gjatë javës. Euro u këmbye me 117.1 Lekë, në rritje me 0.31 Lekë krahasuar me të enjten dhe e mbylli këtë javë afërsisht në të njëjtin nivel me javën e kaluar.

Agjentët e tregut besojnë se Euro mund të hyjë në një fazë të korrektimit të efektit sezonal, të lidhur kryesisht me prurjet nga turizmi. Gjatë muajit gusht, zhvlerësimi i Euros u frenua disi nga blerjet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Kërkesa e KESH balancoi disi ofertën e lartë sezonale dhe gjatë gushtit kursi i Euros u shfaq relativisht i qëndrueshëm.

Me përfundimin e verës, sipas ekspertëve, është e pritshme që kursi i Euros të ketë një rritje të lehtë. Megjithatë, fakt është që në vitet e fundit sezoni turistik ka një cikël pak më të gjatë. Kjo i jep ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor dhe nuk përjashtohet që oferta të ngelet më e lartë se nivelet e zakonshme edhe gjatë shtatorit, sidomos në pjesën e parë të tij.

Edhe Dollari Amerikan u forcua sërish të premten dhe e mbylli javën pothuajse në të njëjtin nivel me Euron, në kuotën 117.09 Lekë. Kursi i Dollarit sidoqoftë nuk reflekton zhvillime të kërkesës dhe ofertës së brendshme, por kryesisht lëvizjet e monedhës së gjelbër kundrejt Euros. E njëjta logjikë vlen edhe për të gjitha valutat e tjera që tregtohen në Shqipëri.

Këtë javë kursi i Dollarit kaloi për herë të parë në historik kursin e Euros. Kjo erdhi si rezultat i nënçmimit të kursit EUR-USD dhe rënies së Euros poshtë vlerës së një Dollari amerikan.

Për momentin, tendencat në tregjet ndërkombëtare ngelen në favor të Dollarit, për shkak të politikës shtrënguese të normave të interesit që po ndërmerr Rezerva Federale, por edhe perspektivave shumë të zymta për ekonominë e Eurozonës. Tendencat duken në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Dollarit ndaj Euros dhe, rrjedhimisht, edhe ndaj Lekut.

Megjithëse Dollari Amerikan tashmë përdoret shumë pak në transaksionet ekonomike në Shqipëri, ecuria e tij ngelet e rëndësishme në përcaktimin e çmimeve të produkteve të importuara që kuotohen në këtë monedhë. Mbiçmimi i Dollarit ka luajtur një rol marxhinal në shtrenjtimin e çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës në mbledhjet e fundit./ Monitor

dollar leku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.