Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi Thesprotinë të premten në mbrëmje, 23:52, sipas orës lokale greke.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.
Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiates dhe Janinë, por edhe në Sarandë, sipas mediave greke.
