Sipas ekspertëve të mjekësisë dhe nutricionistëve të shumtë, konsumimi i disa frutave me lëkurë ndikojnë në përmirësimin e shumë problemeve shëndetësore.
Disa nga këto fruta të cilat mund të konsumohen edhe me lëvozhgën ndërsa janë shumë të shëndetshëm janë:
Molla
Një ndër frutat më të përhapur në tërë botën është edhe molla. Ato përmbajnë numër të madh antioksidantë dhe vitaminash. Konsumimi i mollëve me lëvore është tejet efektiv. Molla me lëvore përmban dyfish më shumë vlera ushqyese.
Banane
Studime të shumta kanë treguar se lëvorja e bananes është e pasur me një lloj përbërësi i cili lehtëson simptomat e depresionit ndërsa kontribuon në rritjen e nivelit të hormonit të seratoninës. Lëvorja e bananës është dëshmuar se mbron qelizat retinale të syrit. Konsumimi i duhur i lëvores së bananes bëhet në qoftë se e vendosni në shtrydhëse apo nëse e vendosni në një gotë me ujë dhe e lini për një periudhë kohore prej 10 minutash.
Kivi
Përpos shijes të mirë që ka, kivi përmban edhe vlera të larta ushqyese. Lëkura që ka kivi përmban shumicën e vlerave ushqyese të tij.
Pemët e tjera që mund t’i konsumoni me lëvore janë: dardha, mandarina apo ananasi. Nëse i kaloni njëherë në shtrydhëse, do të ishte shumë më mirë.