Lëngu i portokallit, është një ndër pijet më të dashura sidomos për mëngjes, ku përtej shijes së mirë ofron edhe një paketë me vitamina që funksionojnë si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta.
Në këtë përfundim kanë arritur dhe ekspërtët së fundmi, duke e rekomanduar këtë lëng si një mënyrë për të luftuar kolesterolin e lartë. Sepse lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat sipas mjekëve janë një shpëtim për sëmundjen e kolesterolit.
Ajo çfarë e ndihmon trupin të eleminojë në mënyrë natyrale yndyrën e keqe është vitamina C. Një vitaminë që gjendet me shumicë veçanërisht tek portokallet.
Kjo vitaminë arrin të zhdukë gjurmët e yndyrës së keqe thuajse brenda vitit. Sigurisht e kombinuar me një stil jetese të shëndetëshme.
Si t’a përdorni
Sipas studimeve këshillohet konsumimi i pothuajse 500 ml lëng në ditë për një periudhë 90 ditore. Kjo sasi është e barabartë me dy gota lëng të freskët në ditë për këta persona.
Ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit nuk lufton të gjithë yndyrnat e trupit, por vetëm ato të këqijat. Kështu që është i sigurt për t’u konsumuar edhe nga persona që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë.
E rëndësishme është që gjithnjë të konsumoni lëng të freskët pa sheqerna dhe konservnatë të shtuar.