Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Lëreni Lulin me Monikën dhe Berishën të vetëvriten”, Kreshnik Spahiu: Kam folur me Rudina Hajdarin dhe…

21:41 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto basha kryemadhi berisha11530783326
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re ‘Bindja Demokratike’ ndërsa të martën do ta regjistrojë për të shkuar kështu drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ndërkohë që po sot, Aleanca Kuqezi njoftoi regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale duke e dërguar në 26 numrin e partive që do të marrin pjesë, ndërsa PD-LSI dhe disa nga partitë në koalicionin opozitar kundër Ramës akoma nuk janë regjistruar.

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv nga Berlini u shpreh se  është e domosdoshme që të krijohet një pol i tretë përballë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të larguar Bashën dhe Ramën. “Lëreni Lulin me Monikën dhe Berishës të izolohet, lëreni të vetëvritet. Unë kam kontaktuar vazhdimisht me lideren e re, Hajdari dhe i uroj asaj suksese. Inkurajoj një koalicion të bashkuar opozitar, ti shpallin opozitë dyshes PD-PS. Nëse do të rrinë të distancuar do të jenë të dështuar. Shqipëria ka nevojë për pol të tretë” tha ai.

Ai tha se ka pasur oferta për t’u rikthyer në Shqipëri, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë për zgjedhjet lokale.  Opozita e vjetër deklaroi se nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, nëse më parë nuk largohet kryeministri Edi Rama. Pjesëmarrja në zgjedhje e opozitës kushtëzohet vetëm me krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë mbajtjen e tyre të lira dhe të ndershme.

Por, Spahiu thotë se pavarësisht nëse merr pjesë apo jo opozita e vjetër zgjedhjet duhet të zhvillohen, pasi edhe në 1998 në referendumin për Kushtetutën, Berisha bojkotoi, por procesi u njoh nga ndërkombëtarët dhe Kushtetuta është në fuqi. “Sali Berisha e ka përdorur njëherë bojkotin 21 viteve më parë, shtator 1998, PD-ja bojkotoi votimet për referendum, gjysma e popullit nuk mori pjesë, por votimet u njohën nga e gjithë bota dhe sot Shqipëria aplikon Kushtetutën e miratuar me referendum nga bojkoti i PD-së. Bojkoti është një shitje në heshtje, përpjekje për destabilizi” tha ai.

Berisha Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.