Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle. Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në banesën e babait të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.
Kujtojmë se ky i fundit ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar. Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit.
Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij. Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë
