Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Letër nga burgu, historia e hajdutit serial Kristi Çinari

16:58 / December 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
police para deres se burgut 850x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Anila Hoxha

Mes kartolinave për festat e fundvitit , letra që dua ta ndaj me ju me ishte dërguar nga burgu. Më kishte shkruar nga qelia hajduti serial Kristi Çinari. I arrestuar muaj më parë për një seri vjedhjesh ai pretendon se vuan nga kleptomania dhe për këtë arsye i ka kërkuar disa herë prokurorisë të urdhërojë kryerjen e një aktekspertize. Në fakt aktekspertiza të tilla për sëmundjen që sjell paftësi për ti rezistuar impulsit të rrembimit te dickaje , nuk kryhen në vendin tonë.
Nga ana tjetër , gjykata penale ka konsideruar si kleptomane një 48 vjecare e cila egzaminua per problemin psikiatrik të përvetësimit të veshjeve në qendra tregëtare, pavarësisht se e pandehura nuk kishte asnjë dobi materiale dhe financiare nga këto vjedhje. Gruaja është e detyruar gjyqësisht të mos afrohet në asnjë dyqan veshjesh një cështje kjo e trajtuar në lajmet e TCH.
Kristi Cinari , i vitlindjes 1999 thotë në letër se ka statusin e të paraburgosurit prej një viti e gjashtë muajsh.
‘ Jam dënuar nga shkalla e parë me 8 vite burg dhe ekspertizën ja kam kërkuar prokurorisë pa marrë asnjë përgjigjje. Jam dënuar disa herë për vjedhje dhe e kam nisur aktivitetin që 11 vjec mbaj mend. Nisa së bashku me të drogën dhe bixhozin. Jam dënuar për herë të parë në 2013 , isha 14 vjec e 10 muaj e sot jam 23. Kam bërë tetë vite burg në total . Kam qenë në burgun e Vaqarrit, Durrës, Kavajë , Rrogozhinë dhe Rec” shkruan 23 vjecari
Megjithëse nuk ka një preventiv të saktë se sa është numri i vjedhjeve që Cinari kreu duke nisur që në moshë të mitur, ajo që dihet janë hyrje daljet e tij të shpeshta nëpër burgje. Si dhjetra minorenë të tjerë, ai në të kaluarën i shpëtoi drejtësisë për shkak të moshës. Por ne vazhdim korrektimi i tij nuk u realizua , pavarësisht burgosjes .
‘ Po të shkruaj për të vetmen arsye se vjedhja më është kthyer në një sëmundje, më është kthyer në tumor. Nuk kam patur nevojë sepse familja ime ndodhet në Francë prej pesë vitesh, të afërmit e tjerë i kam në Amerikë. Më kanë ndihmuar gjithmonë. Ndaj tua tmë ndihmoni të shpëtoj nga kjo sëmundje , tmë ndihmoni ” shkruan i burgosuri Kristi Cinari që nuk harron të urojë GËZUAR !
Pavarësisht lutjes së tij , nëse gjykata e apelit e konstaton si kleptoman, ai i ka zero mundësi të përfitojë në aspektin penal e ti konsiderohet semundja si rrethane lehtesuese . Por së paku dëshira e tij për të ndryshuar thotë diçka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

19:56 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.