Presidenca ka reaguar lidhur me letrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për emërimin e kreut të KLSh-së.
Në një deklaratë të saj thuhet se Meta ka respektuar me përgjegjshmëri detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura “duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH-së”.
REAGIMI I PRESIDENCES
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.
Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.
Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.
