Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Letra me emrat e 41 klerikëve dibranë në ’67-ën: Ju shoku Enver, po transformoni atdheun tonë socialist, ne s’do jetojmë më me djersën e të tjerëve

17:37 / April 15, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kleri muslimane 770x470 660x330 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga një dosie voluminoze e fondit të ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përket vitit 1967 kur sapo kishte nisur fushata e egër e luftës kundër fesë dhe besimeve fetare si dhe prishjen e objekteve të kultit, si kisha, xhamija, manastire, teqe, tyrbe etj.

Gjë e cila hasi në një rezistencë të madhe jo vetëm nga ana e tre besimeve fetare, ku klerikë të ndryshëm, myslymanë, bektashinjë, katolikë e orthodoksë, si dhe besimtarë të ndryshëm, nisën shumë letra në adresë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, ku reagonin ndaj asaj që po ndodhte dhe i bënin thirrje që të ndalohej sa më parë ajo fushatë që sapo kishte nisur.

Për t’i paraprirë një reagimi mbarë popullor, disa komitete partie të rretheve, për t’u dukur se po i zbatonin dhe ishin në rregull me direktivat e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe “fjalimit programatik të shokut Enver”, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 1967 “mbi luftën ndaj zakoneve prapanike…”, bënë manipulime të shumta, duke inskenuar letra të ndryshme, që gjoja i dërgoheshin Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht, “udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit, shokut Enver Hoxha”, nga klerikë dhe besimtarë të ndryshëm.

Siç është një letër e datës 25 shkurt të vitit 1967-të, dërguar personalisht sekretarit të parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxhës, nga 41 klerikë të rrethit të Dibrës, ku në atë kohë ishte sekretar i Parë i Komitetit të Partisë, Sul Baholli, e cila po publikohet pjesërisht në këtë shkrim dhe ku duket qartë nga faksimilja përkatëse se nuk asnjë firmë nga 41 klerikët që kanë emrat aty.

Nga Dashnor Kaloçi

Letra e 41 klerikëve myslymanë të rrethit të Dibrës për Enver Hoxhën

I DASHTUNI SHOKU ENVER

Ne, një grup klerikësh dhe besimtarë të rrehtit të Dibrës, të frymëzuar nga vendimet hostorike të Kongresit të V-të të Partisë si dhe nga fjala juaj botue në gazetën “Zëri i Popullit” më 7 shkurt 1967-të dhe nga letra drejtue 75 pleqëve të rrethit të Kukësit, analizuem veprimtarinë dhe pozitën tonë në shoqërinë socialiste.

Para syve tanë po ndodhin ndryshime të mëdha. Populli ynë nën udhëheqjen e Partisë me në krye Juve shoku Enver, po transformon atdheun tonë në një vënd të lulëzuar socialist. Po krijohet njeriu i ri i paisur nga Partija me virtutet të larta që nga mënyra të vetëdijshme ja kushton çdo gjë interesave të popullit dhe të Atdheut.

Duke studjue me vëmëndje letrën që i drejtohet kuvendit të pleqëve të Kukësit, ne shofim kjartë se Ju shoku Enver me zëmër të hapun çfaqni preokupacionin t’uej dhe të Partisë për t’arthmen e ndritun të këtij populli, prandaj edhe ne vetë po ju flasim me zemër të hapun dhe me besim te math tek Partia, populli dhe tek Ju, se do të na kuptojnë e kuptoni drejt.

Ne si pjestarë të kësaj shoqnie, që marrshon drejt së ardhmes së ndritun po e kuptojmë se nuk kemi marrë pjesë aktive në ndërtimin socialist. Para ardhësit tanë me pikpamje fetare rrënjosën tek ne ndjenjën që të jetojmë me djersën e të tjerëve. Ne po kuptojmë se kështu i shërbenim jo qëllimit të naltë të popullit dhe të Atdheut, por mbeturinave të ish klasave shfrytëzuese, nuk i shërbenim së resë, por së vjetrës.

Në letrën drejtue kuvendit të pleqëve në Kukës, Juve shoku Enver theksoni: “Zakonet e këqia duhet t’i zhdukim, na mëson Partia: dhe vazhdoni: “Më falni t’ju flas hapur, ashtu siç më folët dhe ju. Me këto që do të them, unë s’kam asnjë qëllim të prek besimet t’uaja”. Gjithashtu edhe neve shoku Enver, po ju themi edhe njëherë haptaz, pamvarsisht nga besimi i jonë, ne me veprimet….

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shëndet dhe jetë të gjatë Juve shoku Enver, të rroni sa malet kreshnike për të mirën e Atdheut dhe të popullit tonë.

Me respekt

                  Nga 41 klerikë dhe besimtarë të

                      Rrethit të Dibrës

Sali Hoxha, Besim Shehu, Baba Myslymi,  Nimet Shehu, Ymet Hoxha, Shefki Rama, Sinan Lleshi, Qazim Selimi, Hoxha Gjymyshka, Ibrahim Hoshafi, Xhevat Shehi, Elmaz Karabrahimi, Rruzhdi Shehu, Shaban Shehi, Rruzhdi Shehi, Vehbi Hoxha, Shehat Shehi, Mensur Shehu, Hashim Shehi, Xhdevdet Shehi, Lam Lami, Sefer Dalipi, Hasan Shehi, Shaqir Shehi, Haxhi Shehi, Murat Shehi, Jonuz Shehi, Surja Shehi, Zabit Paci, Imer Rustani, Hilmi Hoxha, Besnik Shehi, Tofik Piku, Behxhet Hoxha, Veli Shehi, Osman Hoxha, Hasan Shehi, Sali Shehi, Sadik Shehi, Hafuz Qamili.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.