Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Letra prekëse e Ansi Agollit: Sa e mrekullueshme ishte ta vishja më shumë se 300 herë uniformën e Qarabag

22:57 / March 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ansi agolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli ka luajtur për plot 9 sezone te skuadra e Qarabakut, që ka qenë në majat e futbollit azer vitet e fundit. Mëngjarashi kuqezi është larguar pas 9 sezonesh për të vazhduar karrierën e tij në Amerikë. Tifozët e Karabakut e kanë dashur shumë Agollin, i cili me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ka rrëfyer aventurën 9-vjeçare, sukseset e arritura dhe falënderoi tifozët:

“Kur erdha ne këte vend 9 vite më parë, nuk do e besoja që shumë gjëra do të ndryshonin kaq shumë te unë. Kam jetuar në vende të tjera me parë, kam luajtur futboll. Çdo gjë ishte shumë e zakonshme, ishte normale… Gjithçka ndryshoi kur erdha tek Qarabag, 9 vite më parë. Drejt, 9 vjet, plot krenari, kujtime dhe vlera në cdo moment.

9 vjet Qarabag… Kam fituar shumë gjëra, kampionate, trofe, pjesëmarrje në Ligën e Europës, Ligën e Kampioneve, por më e rëndësishmja, fitova shtëpinë time të dytë. Kam kaluar kujtime që nuk do i harroj kurrë. Këto 9 vite kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime. Dashuria e njerëzve, shpresa, Qarabag… Futbolli ishte më shumë se një lojë. 9 vite gëzime e sakrifica. U rritëm së bashku, u ngjitëm në majë.

U bëmë zëri i 1 milionë të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, u bëmë zëri i Azerbaixhanit. 5 kampionate, 3 kupa, 4 pjesëmarrje në Ligën e europes, në Ligën e Kampioneve. Shpresoj të kem një pjesë në këtë sukses. Sa e mrekullueshme ishte ta vishja më shumë se 300 herë uniformën e Qarabag.

Është një ndjenjë tjetër të luash për Qarabag. Sot po shkoj, por unë gjithmonë do të të mbaj në zemer, Qarabag, Azerbaixhan. Dashuria e njerëzve ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme. Si mund të harroj ata që më duan dhe vleresojnë mua? Ata qe më mbeshtesin?

Tifozë, ju falenderoj shumë. Jeni pjesa më e bukur e këtyre 9 viteve të paharrueshme. I dashur Qarabag, ti je gjithmonë me mua, je ne zemrën time, të dua, Qarabag, Azerbaixhan. Do takohemi së shpejti dhe mos harroni, Qarabag ësht Azerbaixhan…”.

Ansi Agolli Qarabag
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portugali-Spanjë/ “La Roja” godet në minutën e parë shtesë, Merino gjen avantazhin

23:01 / July 6, 2026

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

11:51 / July 5, 2026

Sonte Franca sfidon Paraguain për një biletë në çerekfinale, Deschamps paralajmëron: Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar

14:47 / July 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.