Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit të koduar “Flagranca”, është arrestuar një 37-vjeçari pasi gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri.
Gjithashtu blutë e Tiranës kanë vënë në pranga edhe pasagjerin 39-vjeçar, për “moskallëzim krimi”. Arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak janë sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.