Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lëvizte me mina dhe eksploziv me vete, arrestohet 45-vjeçari në Rrëshen, ja çfarë iu gjet në banesë

11:12 / April 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rreshen policia 770x450 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 45-vjeçar nga Rrësheni ka përfunduar në prangat e policisë.

Blutë bëjnë me dije se pas një informacioni se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit, kanë bërë ndalimin e më pas kontrollin fizik të këtij shtetasi.

Me vete i arrestuari, i identifikuar si Arili Kalija, kishte mina me telekomandë te lidhura me aparat celular dhe kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të 45-vjeçarit, u gjetën 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

Njoftimi: 

Rrëshen

Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Policia finalizon operacionin policor të koduar “Safe City 2”.

Me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive, nga Lura drejt Rrëshenit, kapet në flagrancë në hyrje të Rrëshenit, 45-vjeçari nga Lura.

Gjatë kontrollit në banesë në Lurë, Policia i gjeti 2 armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Dy muaj e gjysmë më parë, Policia vuri në pranga një 28-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në inteligjencën policore dhe në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë siguruan informacion se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit.

Bazuar në këtë informacon organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Safe City 2”, gjatë të cilit, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, u kap në flagrancë shtetasi A. K., 45 vjeç, lindur në Thumanë, Krujë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:
•4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
•3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
•3 kapsolla të lidhura me fitil;
•2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Arrestim rreshen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.