Një 15-vjeçar është aksidentuar në Ishull Lezhë paraditen e sotme, pasi e ka përplasur një mjet teksa po kalonte rrugën.
I mituri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 56-vjeçar, është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volksëagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
