Mesditëne sotme, në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë ka ndodhur një aksident rrugor ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.
Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë një motor dhe një kamioçinë të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit dhe pasagjerin e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe ambulanca që ka transportuar në spital dy të plagosurit e identifikuar si Agustin Bibaj dhe Florian Picaku, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
