Një grabitje banese ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Lezhë.
Burime policore bënë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Preng Doçi.
Mësohet se grabitësit nuk kanë gjetur aq parà sa dëshironin në banesë, ndaj kanë dhunuar çiftin e moshuar të bashkëshortëve.
Njoftimi zyrtar
Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.
Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
