Tre raste te reja te femijeve te prekur nga semundja e fruthit ne qarkun e Lezhes. Situata paraqitet e renduar, ku mjeku Mark Marku, pediatër ne Spitalin Rajonal Lezhe, ka sqaruar per shkodra ëeb, se femijet e prekur jane izoluar menjehere dhe jane perballuar me sukses nga ana jone. Por Marku thote se me te riskuar ndaj kesaj semundje jane te vegjlit qe vijne ne jete nga nena te pavaksinuara. Rastet jane dukshem me te shumta se nje vit me pare thote Marku, ku fruthi konsiderohej epidemi. Sipas tij pikat per vaksinim vazhdojne te jene te hapura per prinderit, femijet e te cileve ende nuk kane pranuar kete vaksine. Nderkohe vetem ne muajin shkurt ne pediatrine e Lezhes numri i femijeve qe paraqiten ne urgjence me simptomat e gripit ka arritur ne 80 ne dite.

