Libri “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, është vendosur te sheshi “Skënderbej”.
Ky libër ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët sapo e panë nisën të bëjnë foto. Mes tyre edhe gazetari, Blendi Fevziu.
Po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në Sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi: “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë. Ende gjatë montimit nisi të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, të cilët nisën të bëjnë fotografi para tij.
Por ai fjalor është edhe funksional. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, mund të kërkoni kuptimin e cilësdo fjalë të fjalorit.Një mesazh për të njohur dhe dashur gjuhën tonë!”,– shkruan Margariti.
Postime te ngjashme
Add A Comment



