Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Liderët e BE-së diskutojnë emrat e rinj në krye të institucioneve, Ursula von der Leyen synon një mandat të dytë pesëvjeçar

16:49 / June 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Europe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen në mbrëmjen e së hënës në Bruksel, në përpjekjen e parë për të arritur një marrëveshje për emrat e rinj të krerëve të institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, dhe emrin e ri në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ky do të jetë takimi i parë i liderëve evropianë, pas zgjedhjeve të mbajtura në vendet anëtare të BE-së, më 6-9 qershor. Rezultati i zgjedhjeve do të reflektohet në emrat e rinj në krye të institucioneve evropiane. Sugjerimet kryesore pritet të bëhen për politikanët që u përkasin partive që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet evropiane.

Ndonëse në këto zgjedhje është vërejtur rritje e ndjeshme e partive të së djathtës ekstreme, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe majtë, Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët janë renditur në vendin e parë dhe të dytë, respektivisht.

Kandidatura e shefes së deritashme të BE-së, Ursula von der Leyen, është e sigurt, por tani liderët e vendeve të BE-së janë në kërkim të emrave të rinj për pozitat që kanë mbajtur Charles Michel dhe Josep Borrell. E vetmja kandidaturë e sigurt është ajo e Ursula von der Leyenit, e cila synon rizgjedhjen për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të Komisionit Evropian – institucionit ekzekutiv të BE-së.

Gjasat që liderët të dakordohen për kandidaturën e saj janë të mëdha, duke marrë parasysh që ajo është prej Partisë Popullore Evropiane. Pasi liderët e BE-së të votojnë për kandidatin për udhëheqje të BE-së, propozimi më vonë i shkon Parlamentit Evropian, i duhet më pas miraton apo refuzon këtë propozim.

Nëse konfirmohet kandidatura e Ursula von der Leyenit, atëherë kandidatët për udhëheqje të Këshillit Evropian dhe për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duhet të jenë prej radhëve të Social-Demokratëve dhe liberalëve evropianë.

Roli i presidentit të Këshillit Evropian është të kryesojë takimet në nivel të liderëve të BE-së dhe të përmirësojë punën e Këshillit Evropian. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka rol të dyfishtë. Zyrtari që mban këtë pozitë është njëri prej nënkryetarëve të Komisionit Evropian dhe ka rolin e kreut të diplomacisë evropiane.

Ka spekulime të ndryshme për politikanët që do të zëvendësonin Michel-in dhe Borrell-in në këto pozita. Emrat që kanë shanset më të mëdha për këto poste, sipas informacioneve jozyrtare, është ai i ish-kryeministrit të Portugalisë Antonio Costa, për pozitën e presidentit të Këshillit Evropian dhe ai i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas për pozitën e kryediplomatit të BE-së.

Megjithatë, nuk dihet nëse liderët e BE-së do të dakordohen për këta emra. Ideale, por jo e domosdoshme, është që samiti i 17 qershorit të përfundojë me një marrëveshje. Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, mundësia e radhës për të diskutuar këtë çështje është samiti i rregullt që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor.

Liderët e BE-së
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lufta për territor në Hormuz/ Ulet kontrolli i Iranit mbi Ngushticë, SHBA-ja arrin të fitojë terren

09:48 / August 19, 2026

Zakynthos/ Anija turistike përplaset me betonin e portit, 6 të plagosur

19:21 / August 18, 2026

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier vdesin pasi makina e tyre u përplas me një kamion

19:07 / August 18, 2026

Meloni vijon pushimet familjare, momenti spektakolar i hedhjes nga varka bën xhiron e rrjetit

17:19 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.