27 liderët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se pritet t’i japin statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian për Ukrainën dhe Moldavinë në një samit dy-ditor që do të mbahet në Bruksel të enjten dhe të premten.
Duke folur me gazetarët në Bruksel zyrtari i BE-së tha se “S’ka problem për dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën”
Ai vlerësoi punën e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, ndërsa shtoi se “Unë do të doja t’ju thoja se është një marrëveshje e përfunduar dhe e lehtë, por pas vitesh pune brenda BE-së, institucionet nuk donin të merreshin me një përgjigje përfundimtare.”