Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lideri brazilian i përgjigjet DiCaprio-s: “Populli ynë do të vendosë nëse duan të ruajnë sovranitetin ndaj Amazonës”

17:44 / April 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leonardo dicaprio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro i ka dhënë një përgjigje ironike aktorit të famshëm të kthyer në eko-aktivist Leonardo DiCaprio, i cili i kishte bërë thirrje të rinjve të vendit të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 2 tetorit për të mbrojtur pyjet e Amazonës dhe “per ndryshimin”, duke nënkuptuar largimin nga zyra të presidentit të djathtë.

DiCaprio, i cili ka kritikuar edhe më parë ecurinë mjedisore të Bolsonaro në vendin e tij, shkroi dje në rrjetet sociale se “Brazili është streha e pyjeve të Amazonës dhe ekosistemeve të tjera thelbësore për planetin.”

“Ajo që ndodh aty ka rëndësi për te gjithë ne dhe vota e të rinjve është çelësi për të nxitur ndryshimin drejt një planeti të shëndetshëm,” shkruante DiCaprio cka e shoqëronte me një link drejt faqes së regjistrimit në zgjedhje.

Por në një kthesë ironike Bolsonaro iu përgjigj atij me një mesazh duke sugjeruar se ylli i Hollywood ishte në fakt duke e mbështetur atë në zgjedhjet e ardhshme.

“Falemnderit për mbështetjen Leo! Është e rëndësishme që të gjithë brazilianët të votojnë. Populli ynë do të vendosë nëse duan të ruajnë sovranitetin ndaj Amazonës, apo nese duhet të menaxhohet nga spekulantë që i shërbejnë interesave speciale të huaja,” shkruante me ironi Bolsonaro.

Më pas presidenti publikonte një foto të postimit të DiCaprio në Instagram duke argumentuar se aktori kishte përdorur një foto të vjetër të vitit 2003 për të ilustruar zjarret në pyjet e Amazonës në 2019.

“Ka disa njerëz që duan të arrestojnë qytetarët brazilianë që bëjnë gabime të tilla në vendin tonë, por unë jam kundër kësaj ideje prej tirani. Keshtu që unë ta fal, përshëndetje nga Brazili”, shkruante 67 vjeçari.

DiCaprio ka mbështetur më parë thirrjet e grupeve mjedisore që kërkojnë kushtëzim të qeverisë atje për mbrojtjen e pyjeve tropikale të Amazonës, që përshkruhen shpesh si “mushkëritë e planetit.” Por tentativat kanë qenë të padobishme dhe Bolsonaro i ka refuzuar si ndërhyrje në sovranitetin e vendit. Gjithsesi mbështetja për presidentin ka ardhur në rënie pas goditjes së vendit nga pandemia. Sondazhet tregojnë se ai mbetet mbrapa rivalit Luiz Inacio Lula da Silva.

de 11

amazona brazili Leonardo DiCaprio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.