Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov siguron se forcat e tij janë gati të lëvizin në Bakhmut, duke shtuar se të gjitha njësitë janë gati për të marrë nën kontroll rajonin.
“Njësitë e Akhmatit janë gati të arrijnë Artemovsk (Bakhmut). Unë kam nënshkruar tashmë urdhrin për Komandantin e Përgjithshëm duke siguruar që njësitë po përgatiten të marrin kontrollin e qytetit. Njësitë janë gati për luftim. Ne jemi vetëm në pritje të urdhrave. Disa njësi janë tashmë në rrugën e tyre për në zonën e operacionit special ushtarak”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram.