Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah i konsideron fajore Shtetet e Bashkuara të Amerikës për atë që po ndodh në Gaza.
Në fjalimin e tij të parë që nga nisja e luftës dhe rritja e sulmeve të Hezbollahut ndaj Izraelit, Nasrallah pohoi se Izraeli është vetëm një mjet dhe SHBA po e përdor atë.
“Shtetet e Bashkuara janë kundër një armëpushimi, kundër çdo gjëje. Ata duhet të marrin parasysh atë që po u bëjnë njerëzve në rajon…Amerikanët po drejtojnë luftën në Gaza dhe ata po paguajnë kostot e asaj lufte”, shtoi ai.
Hezbollahu është një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani me një nga forcat paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Grupi, i cili ka bazën e tij kryesore në kufirin Izrael-Liban, mund të bëhet një lojtar i egër në luftën Hamas-Izrael dhe të ndezë një konflikt më të gjerë rajonal.
