Lideri bullgar Kostandin Kostandinov, i cili është kreu i partisë së ekstremiste të djathtë “Rilindja Nacionaliste” është shpallur person “non grata” nga Ukraina
Kostandinov që mban postin e kryetarit të partisë më të vogël parlamentare në parlamentin bullgar vizitoi Ukrainën dhe Moldavinë këtë fundjavë në zonat e banuara me minoritet bullgar.
Ai u shpreh se kishte kaluar pa hasur asnjë problem kufirin moldavo – ukrainas , por më vonë zbuloi se ishte në kërkim nga autoritetet ukrainase, të cilët e arrestuan, i konfiskuan pasaportën dhe e ndaluan. Konstantinov më vonë depërtua me akuzën se ishte lider i një partie pro-ruse në Bullgari.
