Ditën e sotme në orën 14:00, Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë për të miratuar emrat që do të shkojnë më pas për votim në orën 17:00 nga Këshilli Kombëtar i PD.
Në këtë mbledhje do votohen emrat që do kenë poste të rëndësishme në PD, posti i dy nënkryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar dhe Sekretari i Përgjithshëm.
Dy emrat që përflitet se do të garojnë për postin e nënkryetarit të PD janë: Oerd Bylykbashit dhe Luçiano Boçi.
