Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lidh Vlorën me Llogaranë, ministrja Balluku jep lajmin e mirë: Hapet për qarkullim aksi rrugor Orikum-Dukat

19:10 / July 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
358652589 654015333433137 6112114260768140851 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në aksin Orikum-Dukat. Për të gjithë qytetarët që këtë fundjave do të shkojnë drejt jugut ajo dha edhe lajmin e mirë, se kjo rrugë do të hapet.

Sakaq Balluku theksoi edhe rëndësinë e projektit, pasi lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë.

“Jemi në Vlorë aty ku të gjitha kantierët kanë nisur prej kohësh dhe janë drejt përfundimit. Sot do të hapim një segment shumë të rëndësishëm të Orikum-Dukat, një nga projektet më të rendësishme që lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë. Të gjitha automjetet që do shkojnë sot drejt jugut, do shikojnë se rruga përfundon ne hyrje të Llogarasë dhe imagjinoni se fiks pas një viti nuk do ti futeni Llogarasë, por do ti futeni tunelit pasi ne qershor 2024 do dorëzojmë tunelin e Llogarsë”- u shpreh Balluku nder te tjera.

Megjithatë ajo u bëri edhe një apel shofereve që të ecin me kujdes pasi shtresat asfaltike ende nuk kanë përfunduar, por menjeherë pas sezonit do të nisin punimet.

Balluku shtoi se rruga do të mbikëqyret nga policia rrugore, si një rrugë e re.

“Kjo rrugë ka vijën e verdhë, që është kantier, e hapëm për të qenë e aksesueshme për periudhën e turizmit, por sigurisht do të vazhdojmë këtu punimet pasi të mbaroje sezoni, pas datës 1 tetor. Ndaj bëni kujdes, të ndiqni vijën e verdhë dhe të ecni me shpejtësinë  e diktuar në tabelat brenda kantierit”- shtoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.