Lidhja e foshnjave gjatë kohës që flejnë gjumë, është një traditë e cila ka mbetur që në kohë të hershme.
Ndë vitë, nënat dhe gjyshet tona kanë treguar se arsyeja e lidhjes së fëmijëve në djep ka qenë forcimi i kockave të bebeve.
Por, a keni menduar ndonjëherë për efektet positive dhe negative që sjell lidhja e fëmijës?
Mjekët kanë treguar se lidhja e fëmijës mund ta qetësojë atë. Kur foshnja është lidhur siç duhet, veprimi ka pasur rezultat pozitiv dhe foshnja ka fjetur për një kohë të gjatë i/e qetë.
Një ndër anët më negative të lidhjes së fëmijëve është se ka pasur raste deri në humbje jete. Kjo, si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes nga shtrëngimi fort i brezit që kalon rreth djepit.
Pediatrit këshillojnë që fëmijët të mos lidhen por duhet të mësojnë që të koordinojnë lëvizjet e tyre