McDonald ka shkarkuar nga puna shefin e vetë ekzekutiv, Steve Easterbrook pasi kishte krijuar lidhje me një punonjëse.
Rrjeti amerikan i fast-food tha se lidhja ishte konsensuale, por Easterbrook “ka thyer rregullat e kompanisë” dhe ka bërë “arsyetim të dobët”.
Në një email për stafin biznesmeni anglez bën të ditur lidhjen dhe thotë se ishte një gabim.”Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, jam dakord me bordin dhe mendoj se për mua është koha të largohem”, thotë ai.
52-vjeçari i divorcuar kishte nisur punë në McDonald që në vitin 1993, si menaxher në Londër para se niste karrierën e tij në kompani.
Në 2011 ai u bë shefi i Pizza Express e më pas i rrjetit aziatik të ushqimeve ëagamama, para se të rikthehej në McDonald në vitin 2013, dhe u bë shef për Britaninë e Madhe dhe Evropën veriore.
Rregullat e kompanisë për menaxherët ishin se ju ndalonin të krijonin lidhje romantike me vartës.
Vitin e shkuar dhe shefi i Intel, Brian Krzanich u largua pasi kishte krijuar një lidhje konsensuiale me një punonjëse të Intel, dhe që gjithashtu ishte kundër rregullave të kompanisë.
