Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lidhjet dhe pastrimi i parave/ Anila Hoxha: Krimi i organizuar është katapultuar në biznes! Ja si vepron

23:23 / June 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në emisionin Arena, në RTV Ora, gazetarja e njohur Anila Hoxha ka folur për krimin e organizuar në vendin tonë, dhe katapultimin e tij në fushën e biznesit.

Anila Hoxha: Vitet e fundit, disa emra të caktuar të cilët ne i dimë, të cilët ose merreshin me krime në fushën e trafikut të grave e vajzave, në trafikun e drogës, apo edhe trafiqe të tjera, këta u katapultuan në biznes, dhe ne shpesh këto 4 vitet e fundit kemi raportuar për vrasje të biznesmenëve, ku ne e dimë shumë mirë si u katapultuan nga bota e zezë dhe e nëndheshme e krimit të organizuar u katapultuan dhe morën imunitet në fushën e biznesit, dhe kjo gjë nuk duhet harruar asnjëherë.

Ka pasur vrasje biznesmenësh edhe dikur. Ajo që mua më shqetëson tek ky katapultim, është për shembull se krimi i pastron paratë në fushën e ndërtimit, dhe nuk është e nevojshme të jesh një ekonomist i zoti për të kuptuar qasjen e përditshme, si ka mundësi që në Tiranë dhe në të gjithë vendin nuk bien çmimet e apartamenteve, si ka mundësi se në disa biznese të caktuara, edhe në fushën e restoranteve, apo të kafeneve ka një lulëzim dhe shpërthim, kjo nuk do ekspert për ta kuptuar se krimi është me një këmbë në botën e gjobave, trafikut të drogës, dhe me një këmbë shumë të fortë në fushën e biznesit dhe investimeve, ashtu sikurse pamja e re e krimit në Shqipëri është fuqizimi i tij dhe vendosja e tij në vende të caktuara duket si përsëritje, dhe një refren, por ne kemi dhe e dimë, që krimi për shembull nga Vlora. ka hedhur bazamentin e tyre në qytete të caktuara, në Belgjikë, grupet nga Durrësi në Holandë, grupet tjera nga Durrësi deri në Britaninë e Madhe, dhe kjo përkthehet në përplasje shumë të madhe që ne i shohim të definuara me vrasje personash përditë.

anila hoxha katapultuar krimi vepron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.