Sonte në UEFA Europa Ligë ka nisur sprinti i fundit drejt finales së madhe që do të zhvillohet më datë 18 maj në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilje.
Është gjithçka e hapur në këtë sfidë edhe pse dueli i parë përfundoi me fitoren 1-2 të gjermanëve.
Në po të njëjtën orë po luhet edhe ndeshja Rejnxhërs-Lajpcig, në stadiumin “Ibrox”.
Gjithashtu edhe ky takim është i hapur për kualifikimin për në finale, ku në duelin e parë ishin gjermanët e Lajpcigut që triumfuan me rezultatin minimal 1-0.
Rezultatet live:
Frankfurt 1-0 Uest Hem
26′ Borre
26′ Goli i Borre
Rejnxhërs 2-0 Leipzig
Tavernier 19′, Kamara 24′