Liga e Kampioneve do të mësojë vetëm në fund të shtatorit të gjithë emrat e skuadrave pjesëmarrëse, pasi ka ende për të luajtur turin e tretë dhe fazën play-off të turneut. Por eliminimi i Benfikës dhe disa emrave të tjerë të mëdhenj, ka përvijuar disi rrugëtimin e skuadrave kur të vijë koha e fazës në grupe. Kjo, pasi që tani dihet me saktësi si janë të ndara ekipet në dy vazot e para si dhe disa prej emrave në vazon e tretë, që mund të shkaktojë një apo më shumë prej të ashtuquajturve “grupe ferri”.
Në vazon e parë janë Bajern Mynih si fitues i Ligës së Kampioneve dhe Sevilja si fituese e Ligës së Europës, të ndjekur nga skuadrat kampione të vendeve me koeficientin më të lartë në Europë, përkatësisht Real Madrid, Liverpul, Juventus, PSG, Zenit dhe Porto.
Ndërkohë, në vazon e dytë vijojnë me radhë skuadrat sipas koeficienteve më të larta, që do të thotë se aty gjenden Barcelona, Atletiko Madrid, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Shakhtar Donjetck, Borusia Dormtund, Çelsi dhe Ajaks.
Rreziku vjen nga vazo e tretë, ku gjenden italianet Inter, Lacio dhe Atalanta, që nuk kishin koeficient të mjaftueshëm për t’u ndarë në vazot e mësipërme, e kështe rrezikojnë që të bien në grupe me emra të mëdhenj të kontinentit nga dy vazot e para, duke bërë që ekipe me pretendime të lënë turneun që në fazën në grupe. Përkrah tyre është edhe Lajpcigu, një tjetër ekip që ka treguiar se është kockë e forte. Kurse në vazon e katërt për momentin ekipi më të rrezikshme janë Borusia Mynshengladbah dhe Olimpik Marseja, nëse francezët në fund do të rezultojnë pjesë e asaj vazoje e jo në të tretën