Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ligj për rekuperimin e aseteve të korrupsionit. Forcohet BKH, krijohet njësi për përgjimet parandaluese dhe vlerësimin e riskut

13:13 / September 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bkh 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Drejtësisë parashikon që brenda vitit të ardhshëm të ketë gati legjislacionin e duhur për të bërë të mundur procesin e rekuperimit të aseteve të krimit e korrupsionit. Më tej këto ndryshime do të bëjnë të mundur një vit më pas, në 2025, edhe ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve si njësi e specializuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto ndryshime janë paralajmëruar në dokumentin e Masave Prioritare të Politikave në fushën e shtetit të së drejtës të sapo bërë publike nga Ministria e Drejtësisë.

Në dokument, përcaktohet edhe funksionalizimi i plotë i Sistemit të Menaxhimit të Rasteve për Praktikat Korruptive brenda vitit 2024. Po ashtu, parashikohet fuqizimi i BKH-së përmes rekrutimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke përfshirë ngritjen e një njësie efektive të përgjimit parandalues, njësisë së vlerësimit të rrezikut dhe njësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar funksional brenda vitit 2025.

Më tej parashikohet rritja e numrit të aksesit dhe ndërveprimit në bazat e të dhënave për SPAK, prokuroritë dhe BKH brenda vitit 2025, si dhe forcimi i kapaciteteve të SPAK dhe BKH për të kryer hetime më proaktive për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe sulmin e grupeve kriminale të përfshira në akte kriminale të korrupsionit, krimit financiar dhe krimit të organizuar, brenda vitit 2030.

Ngritja e kapaciteteve për shkëmbimin e informacionit dhe zhvillimin e operacioneve të ndërsjellta me agjencitë ligjzbatuese, në nivel rajonal dhe me partnerë ndërkombëtarë, brenda vitit 2030.

Në dokument parashikohet gjithashtu edhe fuqizimi i Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve të hetimit administrativ dhe punës operacionale në lidhje me fushat e ndjeshme ndaj korrupsionit brenda vitit 2025.

korrupsion Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.