Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ligje ekstremisht të rrepta! Dënohet me vdekje gruaja vetëm pse u kap me 30 gramë heroinë

21:36 / July 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denim me vdekje
This handout photo taken from a screen grab from a video footage, released by Philippine Coast Guard (PCG) on July 27, 2023, shows local government rescue workers retrieving a body of a victim of a boat capsize from the lake near Binangonan town. A small boat capsized in a lake near the Philippine capital on July 27, 2023, killing 23 people on board and leaving six others missing, rescuers said. (Photo by Philippine Coast Guard (PCG) / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO /Philippine Coast Guard (PCG)" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua 45 vjeçare, e dënuar me vdekje për trafikun e 30 gramëve heroinë në 2018, është ekzekutuar këtë të premte në Singapor. Saridewi Djamani është gruaja e parë që dënohet me vdekje në Singapor në të paktën 20 vite, ndërsa është ekzekutimi i dytë brenda javës për dënime që lidhen me trafikun e drogës, pas varjes së një tjetër personi që kishte trafikuar 50 g heroinë në 2017.

Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë ankesën e Saridewi Djamani kundër dënimit të saj, ndërsa edhe një peticion për falje presidenciale, nuk solli rezultat. Saridewi është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor për trafik droge së bashku me parukieren Yen May Woen në 2004.

Mediat lokale raportuan se Saridewi dëshmoi gjatë gjyqit se ajo po grumbullonte heroinë për përdorim personal gjatë muajit të agjërimit islamik. Ajo nuk e mohoi shitjen e drogave të tilla si heroina dhe metamfetamina nga banesa e saj, por tha se ky aktivitet ishte minimal.

Singapori është një nga shtetet që ka në fuqi nga ligjet më të ashpra kundër drogës. Ligji penal në Singapor specifikon se dënimi me vdekje aplikohet për të gjitha ata që kapen duke trafikuar më shumë se 500 g kanabis, ose 15 gramë heroinë. Autoritetet argumentojnë se ligjet e rrepta kundër drogës ndihmojnë në mbajtjen e Singaporit si një nga vendet më të sigurta në botë dhe se dënimi me vdekje për veprat penale të drogës gëzon mbështetje të gjerë publike. Por avokatët kundër dënimit me vdekje e kundërshtojnë këtë.

“Nuk ka asnjë provë që dënimi me vdekje ka një efekt unik parandalues ose ka ndonjë ndikim në përdorimin dhe disponueshmërinë e drogës. Mesazhi i vetëm që dërgojnë këto ekzekutime është se qeveria e Singaporit është e gatshme të kundërshtojë masat mbrojtëse ndërkombëtare për përdorimin e dënimit me vdekje”, tha një zyrtare e Amnesty International. Sipas kësaj organizate së bashku me Kinën, Iranin dhe Arabinë Saudite, Singapori është një nga katër vendet që kanë kryer së fundmi ekzekutime që lidhen me trafikun e drogës.

denim Saridewi Djamani vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.