Administrata e Aviacionit Federal ka kërkuar që në të ardhmen e afërt, të gjithë dronët që operojnë në Shtete e Bashkuara, te kenë targa speciale. Dronët duhet të tregojnë të dhënat elementare, sic kane targa makinat.
Deri më tani, pronarëve të këtyre fluturakeve, iu kërkohej që të vendosnin vetëm numrin e regjistrimit, në hapësirën e brendshme ku vendosen bateritë.
Ndryshimet ligjore, do të aplikohen për shkak të shtimit të përdorimit te numrit të dronëve në qarkullim. AAF po punon që përdorimi tyre të jetë sa më i sigurt.