Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ligji i ri jep rezultat, janë importuar 13 000 automjete të vjetra më pak

20:24 / September 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas ndryshimeve të bëra në lidhje me kriteret e makinave të vjetra që lejohen të importohen në Shqipëri, ka një rënie të ndjeshme të këtyre blerjeve.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë futur 13 mijë automjete të vjetra më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, çfarë, sipas zyrtarëve të këtij dikasteri, shpreh dekurajimin e qytetarëve.

Sipas tyre, rregullimet kanë rinovuar edhe automjeteet në qarkullim, çfarë ka pasur ndikim pozitiv në ajër. Në fakt, mbrojta e mjedisit ishte edhe arsyeja që çoi qeverinë të bëjë ndryshime ligjore në drejtim të automjeteve që lejohen të importohen në Shqipëri. Referuar ndryshimeve , automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

Fillimisht, qeveria vendosi të ndalonte importin e automjeteve të vjetra mbi 10 vjet, por pas presionit të qytetarëve u vendos që te lejohet standardi EURO 4, që përfshin automjete të prodhuara nga vitit 2005 e në vazhdim. Nga ana tjetër, tregtarëve të automjeteve iu la afat deri në datën 31 dhjetor 2019 që të zhdoganojnë të gjitha mjetet që kanë hyrë në territorin shqiptar deri në dhjetor 2018, pavarësisht vitit të prodhimit./Scan

Shërbimeve të Transportit Rrugor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.