TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Koalicioni Meta-Berisha regjistrohet në KQZ, PD ankim në KAS: Përmendin emrin dhe logon tonë

11:30 / March 21, 2023

“Shko mi kape Bojken Lakon”/ Dasara Karaiskaj shpërthen ndaj Arbana Osmanit: Ajo më mori vendin e punës me mik

11:16 / March 21, 2023

Gruaja shkoi në spital me dhimbje, mjekët i heqin tumorin afro katër kilogramë nga barku

11:14 / March 21, 2023

“Kështu vajti kjo punë në “ABC news”, shto ujë e miell”, ironia e Enkel Demit: Ata që duan ta bëjnë këtë televizion po e bëjnë sa me duar, sa me këmbë

11:08 / March 21, 2023

Rokadë në Polici. Lëvizin shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës dhe Kavajë

11:05 / March 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Ligji i ri “Për bletarinë”, Krifca: Mbështetje bletarëve për regjistrimin, çertifikimin dhe daljen në treg

22:18 / March 16, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, prezantoi në seancën plenare të Kuvendit, projektligjin e ri “Për Bletarinë”.

“Sjellim sot për miratim një projekt ligj shumë të rëndësishëm dhe të kërkuar prej kohësh nga mbrojtesit e bletës dhe prodhuesit e mjaltit në vendin tonë por në fakt edhe nga konsumatorët dhe nga vetë koha”, u shpreh ministrja.

Krifca tha se, projektligji është ndërtuar në bashkepunim të plotë me të gjithë shoqatat e bletarëve dhe i përgjigjet problematikave të tyre në përputhje me praktikat më të mira të BE.

“Me anë të këtij projekt ligji trajtojme rolin e veçantë të bletarisë në mjedis, bujqësi, ekonomi dhe krijimin e të ardhurave.Bletaria është sektor i rëndësishëm i bujqësisë së vendit që shërben si burim prodhimesh natyrale me vlerë të lartë ushqimore dhe mjekësore”, theksoi ministrja.

Ministrja u ndal në mbështetjen adresur këtij sektori.

Bletaria në vendin tone ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm vitet e fundit. Sot numërohen rreth 400 000 zgjoje bletësh në vend. Gjate 10 viteve te fundit numri i zgjojeve të bletëve është rritur me 70%, duke rritur ndjeshem dhe nivelin e prodhimit. “Ne kemi qenë në krah të këtij komuniteti prodhuesish të mjaltit gjatë të gjithë kohës dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Në skemën kombëtare ne kemi rritur me 10 herë numrin e fermerëve të mbështetur krahasuar me vitin 2013. Po kështu kemi rritur me 15 herë fondin e dedikuar për bletarinë gjatë të njëjtës periudhë 2013-2022”, u shpreh ministrja, teksa vuri në dukje se, vetëm në vitin 2022 janë mbështetur rreth 2,681 bletarë në të gjithë vendin.

Sipas saj, synimi është rritja e konkurrueshmërisë së produkteve të tyre.

“Pavarësisht dinamizmit dhe rëndësisë, sektori deri më sot nuk kishte një ligj që të rregullojë në mënyrë të plotë dhe shteruese të gjithë problemet e bletarisë në lidhje me marrëdhëniet me shërbimin veterinar dhe pushtetin vendor, territorin, shtegëtimet e kontrolluara dhe sigurinë e produkteve të bletës. Me anë të tij promovojmë bletarinë cilësore, instrumentat e skemave të cilësisë, emërtimet e origjinës, treguesit gjeografik, specialitetet tradicionale të garantuara dhe standardet e etiketimit duke i rritur kështu vlerën tregtare të produktit”, tha Krifca.

Gjithashtu vuri në dukje ministrja, pr.ligji parashikon për bletërritësit regjistrimin e detyrueshëm, kushtet për rritjen, transportin, cilësinë e produkteve, masa të cilat do të rrisin besimin e konsumatorit në produktin final.

“Ne integrojmë për herë të parë me këtë projektligj bashkëveprimin midis ministrisë së bujqësisë dhe njësive të vetëqeverisjes vendore me aktorët e sektorit të bletarisë për hartimin e programeve tre vjeçare të zhvillimit të bletarisë. Këto programe do të synojnë promovimin dhe mbrojtjen e produkteve shqiptare të bletëve, zgjerimin e produkteve me emërtim origjine duke ecur akoma më shumë në shembullin pozitiv të Mjaltit të Bedunicës në Përmet që tashmë është regjistruar si specialitet tradicional i garantuar STG.

Ministrja krifca u shpreh se perms këtij pr.ligji, synojmë të rrisim formalizimin e sektorit dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të gjurmueshmërisë të produkteve të bletës si edhe marrëdhëniet e këtij sektori me sektorët e tjerë të bujqësisë.

Ministrja ftoi deputet të votojnë për miratimin e këtij pr.ligji, ndërsa falenderoi Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit dhe Komisionin e Integrimit për bashkëpunimin konstruktiv në hartimin e  pr.ligjit dhe duke e votuar ne menyrë unanime projektligjin për Bletarinë, në të mirën e bujqësisë që bashkon.

bletaria certifikimi frida krifca
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Koalicioni Meta-Berisha regjistrohet në KQZ, PD ankim në KAS: Përmendin emrin dhe logon tonë

11:30 / March 21, 2023

VIDEO/ Ekspozita e Ramës në Athinë, ministri grek Dendias mban për dore Zahon

10:54 / March 21, 2023

Rama në Athinë, pritet nga kryeparlamentari grek. Ai i dhuroi një shishe vere dhe libër

10:27 / March 21, 2023

Krimi dhe fluksi me gomonet. Edi Rama vizitë zyrtare në Londër, takim me homologun Sunak

09:36 / March 21, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Koalicioni Meta-Berisha regjistrohet në KQZ, PD ankim në KAS: Përmendin emrin dhe logon tonë

11:30 / March 21, 2023

VIDEO/ Ekspozita e Ramës në Athinë, ministri grek Dendias mban për dore Zahon

10:54 / March 21, 2023

Akti heroik nga deputeti shqiptar, shpëton një foshnje 2 muajshe pasi ra në lum me nënën e tij

10:42 / March 21, 2023

Krimi dhe fluksi me gomonet. Edi Rama vizitë zyrtare në Londër, takim me homologun Sunak

09:36 / March 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Koalicioni Meta-Berisha regjistrohet në KQZ, PD ankim në KAS: Përmendin emrin dhe logon tonë

11:30 / March 21, 2023

“Shko mi kape Bojken Lakon”/ Dasara Karaiskaj shpërthen ndaj Arbana Osmanit: Ajo më mori vendin e punës me mik

11:16 / March 21, 2023

Gruaja shkoi në spital me dhimbje, mjekët i heqin tumorin afro katër kilogramë nga barku

11:14 / March 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.