Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ligji i ri për pronat/ Nga oborret në përdorim tek ndërtimet pa leje, deri në vitin 2028 përfundon pajisja me certifikatë pronësie

19:21 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pronat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga 8 maji ka hyrë në fuqi ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Ai ka numrin 20 /2020 dhe përcakton procedurat dhe organin përgjegjës që është ASHK-ja, Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Qytetari vjen në institucionin tonë paraqet një kërkesë dhe gjithë procedura ndiqet nga një institucion i vetëm deri në regjistrimin e pronës dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

“Këtu flasim për aktet e marrjes së tokës në përdorim, për dhënien e titujve të pronësisë për objekte pa tituj pronësie të ndërtuara para vitit 1991, oborret në përdorim, si dhe ndërtimet pa leje”.

“Për ato ndërtime pa leje që përjashtohen nga procesi i legalizimit, zotëruesi i atij ndërtimi nuk del më si i pastrehë, por do t’i njihet vlera e investimit”.

Këshilli i Ministrave do të plotësojë kuadrin nënligjor brenda 12 muajve në mënyrë që ligji të zbatohet, por deri në miratimin e tyre shërbimi ndaj qytetarëve nuk do të ndërpritet dhe do të trajtohen më aktet e miratuara deri tani për sa kohë nuk bien ndesh me dispozitat e ligjit të ri.

“I gjithë ky proces do të mbyllet në 2028 që do të thotë që të gjitha pronat që nuk kanë tituj pronësie do të regjistrohen dhe pajisen më certifikatë brenda 2028 dhe qytetarët do t’i gëzojnë ato”. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.