Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ligji për hapjen e dosjeve, Flamur Noka: Tentativë për të njollosur Ilir Metën

22:56 / October 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur noka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur mbrëmjen e sotme për votimin në Kuvend të projektligjit për hapjen e dosjeve nga ana e PS dhe grupit të PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Flamur Noka tha në ‘Ora TV’, se ata kanë dorëzuar një ligj që dënon xhelatët ndërsa shtoi se ligji i miratuar një ditë më parë godet viktimat e komunizmit.

“Partia Demokratike dhe opozita ka një qëndrim të prerë për çështjen e dënimit të krimeve të komunizmit dhe për nomenklaturën që ka bashkëpunuar me regjimin. Ne kemi paraqitur në kuvend një ligj lustracioni dhe dënon xhelatët. Çdokush që synon që të jetë pjesë e politikës dhe qeverisjes duhet të kalojë këtë vetting. Ligji që miratoi dje Rama hap dosjet e viktimave, është një ligj për viktimat. Nuk dënohet komunizmi nëse s’ke dënuar xhelatët.

Askush nuk e ka pasur pengesë që të verifikojë dosjet e tij. Dosjes e para ’90 nuk janë të klasifikuara, por ky ligj që u miratua mbrëmë është i inskenuar në kuzhinën e Ramës për të bërë gjueti shtrigash, sidomos ndaj aleatit tonë Ilir Meta. Askush nuk bën ligj për të hequr njerëz nga politika me ligj, nëse nuk e heq dot me votë. Kjo është kriminale”, u shpreh Noka.

Referuar kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Flamur Noka e cilësoi një nga personalitetet kryesore të politikës.

“Ilir Meta është një nga personalitete kryesore të politikës në 32 vjet demokraci. Është një njeri që sot drejton një parti dhe deri dje ishte president. Kur guxojnë të sajojnë përralla për ta njollosur atë, imagjinoni se çfarë i bën një qytetari të thjeshtë. Ne si parti nuk kemi asnjë problem me këtë gjueti shtrigash”, u shpreh Noka.

dosjet Flamur Noka Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.